AKTUALITET

“Të dhënat tona janë tronditëse”, Rama konferencë me donatorët: Na ndihmoni në këtë rrugëtim të dhimbshëm!

13:25 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë me donatorët në Turqi.




Kreu i qeverisë vë theksin te tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit. Tërmeti ky i cili la shumë pasoja pas.

Rama u shpreh se të gjithë janë solidarizuar me Shqipërinë në këtë fatkeqësi që ndodhi, dhe ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tagjedinë.

Ndër të tjera, Rama kerkoi ndihmë nga të gjithë për tíu bashkuar në këtë rrugëtim të dhimbshëm për Shqipërinë.

“Të gjithë janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Të moshuarit kanë ofruar strehë, nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët. I gjithë ky solidaritet është larg së qeni mjaftueshëm për atë që ka nevojë vendi për të kapërcyer tragjedinë.

Turqia provoi se i përmbahet urtisë së saj, sepse nuk braktisi miken e vjetër, pas shkatërrimit që ishte thuajse apokaliptik. Presidenti premtoi për të ndërtuar menjëherë 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, ndërsa unë kam ardhur këtu t’iu kërkoi të gjithëve të bashkoheni në këtë rrugëtim të dhimbshëm.

Dëshiroj që katastrofa që po përballemi të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë dhe shkatërrimi të shndërrohet në një peizazh të bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar, më i madhi, na ka sfiduar në mënyrë të pakrahasueshme me asnjë sfidë tjetër të historisë moderne. Ka përkulur dy qytetet më të rëndësishme, Tiranën dhe Durrësin. Xhamia madhështore në Durrës rrethohet nga rrënojat.

Të dhënat tona janë tronditëse dhe shumica e ndërtesave të shkatërruara janë të ndërtuara dobët nga periudha komuniste, apo kur nuk kishte plan ndërtimi. Megjithatë, shumica e tyre janë struktura shumëkatëshe, që mbajnë me dhjetëra familje”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.