AKTUALITET

Borë dhe temperatura minus, Shqipëria preket nga i ftohti arktik

15:12 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga fillimi i kësaj jave rikthehet paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike. Mesdita e të hënës risjell reshje shiu në Ultesirën Perëndimore.  “Ditën e martë, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu por edhe dëbore në zonat malore për shkak të masave ajrore më të ftohta me origjinë nga pjesa e Evropës Veriore.




Shqipëria do të preket nga i ftohti arktik dhe temperaturat do të pësojnë rënie në të gjitha qytetet”, tha meteorologia e RTSH, Rezarta Xhakollari.Sakaq, sipas SHMU, “Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët. Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqsohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.