Show-Bizz

“Me gjilpëra dhe brisqe”/ Aktori rrëfen se ka tentuar vetëvrasjen

12:30 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Alex Seitaj i ftuar ditën e djeshme tek emisioni “Thumbon” ka pranuar se ka tentuar vetvrasjen. “Vezirja” e “Portokalli’ ka rrëfyer sesi ia ka dal të shpëtojë nga depresioni.




Pjesë nga biseda

Alex Seitaj: Periudhë e vështirë në jetën time, depresioni. Ishte në kohën kur unë isha adoleshent, në shkollë të mesme kur shumë njerëz nuk e dinë kush janë dhe çfarë do bëjnë me jetën e tyre. Shkollën e mesme e kam bërë në qytetin e Korçës. Ka qenë periudhë e vështirë, e komplikuar. Nuk isha rehat me shumicën. Kisha udhëtuar dhe kisha parë vërdallë. Doja të organizoja festën e Halloëeen-it dhe të gjithë ishin të tmerruar nga kjo gjë sepse nuk e kuptonin festën.

Thoshin ç’janë këto tmerre. Kisha disa gjëra që i kisha përgatitur unë që u grisën. Llogjikisht kur je në një ambjent të tillë ti thua që ka diçka që s’shkon. Mendoja se është faji im. Kam patur mendime vetvrasjeje pafund. Kam arritur deri në atë pikë sa kam lënduar fizikisht veten, me brisqe, gjilpëra. Familjarët e mi dinin vetëm fraksione të vogla. Sepse unë isha i zhytur sa nuk hapesha dot me askënd, as e perceptoja fare të flisja me familjen që gjithçka të bëhej mirë. Kur je në atë dhomë të errët nuk e mendon se çdo hap drejt shpëtimit është i gabuar.

Tentativat për t’u vetëvrarë nuk ishin për të tërhequr vëmendje. Këto veprime janë akte të dëshpëruara që njeriu do ta nxjerrë dufin tek vetja. Në momentin që flasim për problemet mendore, çrregullimet mendore janë të padukshme. Në momentin që unë shihja që shenjat shëroheshin, mendoja se kështu do ndoshte edhe me dhimbjen psikike, do shërohej. Nuk kërkova ndihmë sepse e dija që në pikën që isha askush s’do më ndihmonte”, shprehet Alex.

Fatma Haxhialiu: Si arrite t’ja dalësh?

Alex Seitaj: Si shpëtova? Për mua ka qenë moment interesant, zbulova aktrimin. Rashë në dashuri me aktrimin, një dashuri ekstrem. Në atë moment thashë unë e dua këtë gjë. Mund të dal të performoj që të gjithë të qeshin me mua dhe nuk do më ndjejë fare. Gjeta një arsye për të vazhduar që vërtetë e doja. Kështu që edhe këshilla ime është të gjendet diçka, një person pas të cilit të kapeni. Dashuria është motivim shumë i mirë për të vazhduar përpara.  Nuk ka patur moment të dytë. Unë vazhdoj të punoj me veten, është punë e vazhdueshme krijimi i balancimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.