Show-Bizz

Habit Robert Berisha: Dashnoret janë në modë, gruaja ka vendin në shtëpi

21:58 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Robert Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ku foli si për ndarjen nga Nora edhe për projektet e reja muzikore dhe pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës. Sa i përket Norës, Roberti u shpreh se ata janë në një pauzë dhe të ardhmes nuk i dihet. Këngëtari theksoi se do i qëndrojë pranë Norës dhe vajzës sa herë të kenë nevojë.




Ndërsa sa i përket projekteve muzikore, Roberti zbuloi se këtë muaj do publikojë një këngë të re kushtuar dashnoreve për të cilat tha që janë shumë në modë.

“Është një këngë shumë e bukur me një tekst shumë interesant. Këtu në Shqipëri ju i thoni ‘dashnore’ të dashurës ndërsa në Kosovë e dashura është e dashur. Kur dëgjova demon e këngës pyeta po pse dashnore. Refreni i këngës është kështu ‘Jam i ulur në një tavolinë dhe po e pi unë një gotë raki, po mendoj për dashnoren time, m’ka marr malli me ja pa dy sytë e zi’. Është shumë në modë se nuk e besoj që ka shqiptar që nuk ka dashnore”, u shpreh Roberti.

Bieta e pyeti: “Në cilin prej kuptimeve të Shqipërisë apo të Kosovës?”

Roberti u përgjigj: “Si në Kosovë, edhe në Shqipëri kjo puna e dashnoreve është shumë në modë dhe besoj do ju pëlqej kënga. Gruaja ka vendin e vetë në shtëpi. Edhe dashnores është mirë t’i dedikosh këngë se edhe ato të shkretat kanë nevojë diku të përmenden”./ Xing.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.