KULTURË

“Hilja e pronave, ja pse ndërrova mendje për shembjen e teatrit”

14:06 - 09.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shfaqja teatrore “Pesë stinët e armikut të popullit” u ngjit këtë të premte në skenën e Teatrit Kombëtar, që ende ruhet 24 orë. Drama e shkruar nga Jeton Neziraj, me regji nga Blerta Nezirajt, erdhi si solidaritet me qëndresën qytetare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, dhe solidaritet me njerëzit e prekur nga tragjedia e tërmetit. Dramaturgu Neziraj, që dy vite më parë ishte pro shembjes së godinës, në një intervistë për gazetaren Leontina Nika, në “Abc News” rrëfeu edhe arsyet pse ka ndryshuar qëndrim për teatrin kombëtar. “Vërtet kam besuar që ky teatër duhet të shembet. Kam besuar dhe kam qenë i sinqertë në atë që kam shkruar sepse vërtet nuk kemi gjetur shumë dashamirësi në këtë teatër. Ju e dini, madje jemi kërcënuar nga te-atri përballë dhe na është dashur me lujt në pishinë në një pjesë të shfaqjes, por edhe këtu nuk është se kemi gjetur shumë trajtim dashamirës dhe natyrisht edhe kushte jo shumë optimale. Dhe në këto rrethana kam konsideruar se më në fund duhet të ndërtohet një teatër i ri, një teatër që artisti du-het të luajë me dinjitet”, tha Neziraj. Ai shtoi më tej se, “e kam kuptuar hilen e pronave përreth teatrit dhe them se ky teatër nuk ka shumë faj dhe për kushtet e te-atrit duhet projektuar faji diku tjetër, më tepër te politikanët dhe të mos keqkuptohemi te kjo qeveri se kushtet e teatrit janë sot e 30 vite. Kam filluar të besoj se ideja për një teatër të ri nuk është shumë e sinqertë, sepse nëse aty ka pasur sinqeritet, ai sinqeritet do duhej të ishte parë në kushtet pak më të dinjitetshme të këtij teatri përg-jatë këtyre 30 viteve”, – thekson Neziraj. Në të luajnë aktorët Ar-mend Smajli, Shpëtim Selmani, Egzona Ademi, Kushtrim Qerimi, Afrim Muçaj, Verona Koxha. Skenograf e kostumograf është M. Nurullah Tuncer, kompozitore Irena Popovic Dragovic dhe ko-reograf Gjergj Prevazi.
Dramën “Pesë stinët e armikut të popullit” Neziraj ia ka kushtu-ar kryarkitektit Rexhep Luci, që ishte kundër betonizimit të Prish-tinës, çka e pagoi me jetë, pasi ai u vra në mënyrë mafioze në vitin 2001, por vepra përcjell nota uni-versale. “Vrasja e tij mund të kon-siderohet një pikë për të cilën shumë njerëz besojnë është hum-bur Prishtina. Ajo Prishtinë e ën-drrave. Por janë humbur edhe shumë qytete të tjera dhe fatkeqë-sisht e pamë edhe në Shqipëri. Rel-acioni i shfaqjes është përtej Prish-tinës”.




RIKTHIMI I TË IKURIT

Për regjisorin dhe përfaqësues in e Aleancës për Mbrojtjen e Te-atrit, Robert Budina, kjo shfaqje i rri përshtat kauzës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. “Pasi u njoh nga afër me kauzën dhe këmbënguljen e artistëve që duke mbroj-tur teatrin po mbrojnë demokracinë shqiptare, pasi u njoh me aferën korruptive të qever-isë që fshihej pas ‘ndërtimit të te atrit të ri’, ai u bë pjesë e festivalit duke e përmbysur krejtësisht pozi-cionin e tij dhe duke iu shtuar radhëve të artistëve që kanë dalë në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar”, thotë Budina. Regjisori kujton se, “një nga fi-toret më të mëdha të kësaj kauze është qëndrueshmëria, këmbën-gulja, durimi, të cilat po japin frytet e tyre, duke bindur edhe ata artistë dhe jo vetëm që kanë pasur mendim të ndryshëm dhe nuk kanë pasur informacionin e duhur mbi kauzën, duke i nxitur ata të gjejnë kurajën, të ndryshojnë mendim dhe të kalojnë në krahun e së drejtës”. Ndërkaq, mafia e ndërtim-it, sipas Nezirajt është prezente edhe në Shqipëri, pasi mjafton t’u referohesh pasojave të tërmetit, i cili shkatërroi mijëra apartamente dhe banesa nga ndërtimet e dobëta dhe abuzive. “Fatkeqësisht ne kemi ndërtuar qytete kartoni dhe nuk kemi pasur kurajë t’i kundërvihemi mafies së ndërtimit, sepse të gjithë prej nesh në njëfarë mënyre kemi qenë përfitues të atij ndërtimi të shpejtë”, thotë Neziraj. Pjesët shk-ruar prej tij kanë theks të fortë so-cial- politik, ndaj reagimet në shfaqje në Prishtinë kanë qenë të mëdha, shpesh i ka ardhur në ndi-hmë edhe policia, por ai është i bin-dur se nuk do ndalet, pasi teatri ka edhe rol emancipues. “Pesë stinët e armikut të popullit” u mirëprit në skenën e Teatrit Kombëtar nga spe-ktatori kryeqytetas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.