Kryesore

Majko: Nuk mund të them që ajo që po bën qeveria tani është gjëja më e zgjuar

15:05 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Nuk mendoj të them që ajo që po bën qeveria është gjëja më e zgjuar që mund të bëhet në këto momente, por një gjë e them me bindje, qeveria po bën atë që mundet .” Kështu u shpreh sot, ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në një prononcim për mediat lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit në vend, për të cilën tha me bindje se qeveria po bën atë që mundet edhe përtej mundësive të veta financiare.Ndër të tjera, Majko përsëriti ftesën e vazhdueshme të kryeministrit për opozitën, për të cilën theksoi se nuk bëhet thjesht për të realizuar një fotografi.




“Nuk bëhet thjesht për të realizuar një fotografi. Është shumë e rëndësishme edhe për njerëzit e traumatizuar që të gjitha palët sipas parimit shumë mendje janë më shumë sesa disa mendje. Prandaj në këto kushte kur Shqipërinë e kanë goditur tre tërmete brenda një viti është e nevojshme që politika të ndryshojë pak lëkurë nëse ka mundësi. Nuk bëhet fjalë për një histori që do mbyllet brenda disa muajve do të duhet një kohë relativisht e gjatë. Do të duhen shpenzime shumë të mëdha për të tejkaluar dëmet e tre tërmeteve. “ u shpreh Majko.Deklaratat ministri i Shtetit për Diasporën i bëri pas konferencës “Itali dhe Shqipëri, një portë e hapur në Ballkan”, e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave tërmetit në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.