AKTUALITET

“Po s’pati afate, nuk bëhet gjë”, Luljeta Bozo rendit 3 probleme dhe kërkon që të paguajnë dhe qytetaët për banesat e tyre

17:34 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Inxhinerja Luljeta Bozo ka qënë e pranishme në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit nga kryeministri Edi Rama.




“Kam 3 probleme: Deri tani kemi një evidentim, që ndoshta mund të ndryshojë pak, por jo ndonjë gjë të madhe. Kështu që kjo duhet të specifikohet tani. Cilat janë ato godina që janë shembur fare, cilat janë ato që kanë godina të cilat mund të riparohen. Kjo duhet patjetër të specifikohet që të dimë sesa punë kemi për të bërë. Ky është një aksion i madh.

Duhet mbyllur sa më shpejt, brenda një javë ne duhe ta kemi gjithë këtë pasqyrën. Menjëherë pas kësaj ne duhet të bëjmë një plan organizimi. Duhet të niset me ata që janë jashtë. Po s’pati afate dhe njerëz përgjegjës, nuk bëhet asgjë. Le të flasim sa të duam ne”, tha ajo.

Në fjalën e saj, Bozo ka bërë propozimin që qytetarët të kontribuojnë në rindërtimin e banesave të tyre, të cilat janë prekur nga tërmeti.

“Problemi është edhe tek fondi, do ta mbulojë të gjithë shteti, apo do të japë edhe individi. Unë them që një pjesë duhet ta japë edhe individi. Kush i tha ta ndërtojë pa një teknik? Një pjesë e përgjegjkësisë duhet ta mbajë edhe ai që ka shkelur të gjitha rregullat”, deklaroi Bozo.

Si problem të dytë ajo nxori disa objekte që deri tani kanë rezituar, por janë delikate. “Në qytete kam shqetësim të madh sepse ka objekte që në strukturë janë shumë mirë, por ka shumë ndërhyrje saqë nuk e jam e sigurt se çfarë bëhet më vonë”, shtoi inxhinerja.

Po ashtu, ajo kërkoi që qeveria të veprojë më shpejt dhe administrata të jetë më efektive.

“E fundit, këtë që na ka rënë në kokë ta mbyllim sa më shpejt. Njerëzit akoma kanë frikë të shkojnë në punë, në shkolla. Duhet të veprojmë shumë shpejt se jemi si në “kohë lufte”. Administrta nuk mund të punojë me atë ritëm që ka punuar. Duhet të jetë shumë operative. Ligji i ndërtimit duhet të përmirësohet. Duhet të veprojë edhe gjyqësori”, tha Luljeta Bozo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.