BLUETOOTH

Sa unik! Nëse Kajan bëhet me motër, Veliaj rrëfen emrin e vajzës

11:00 - 09.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vogëlushi Kajan është tashmë 1 vjeç dhe me siguri ka sjellë shumë gëzim në familjen e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Shiko kush Luan”, Veliaj “u intervistua” nga fëmijët e prekur nga tërmeti. Kjo puntatë iu dedikua pikërisht atyre. Mirëpo, cila ishte pyetja e fëmijëve për lali Erin? Fëmijët ishin kureshtarë të dinin se çfarë emri do t’i vendoste të bijës, nëse familja e tij do të zgjerohej me një vajzë. “Nëse do kem një vajzë besoj që do ia vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës që është gjyshi i Ajolës. Ai ka bërë tre libra, kështu që mund ta gjeni”,-tha Veliaj. “News 313 ka zbuluar se emri më i përshtatshëm nga librat e Jakov është Juga, nga libri “Juga e bardhë”. Pra, edhe emri i vajzës është gjetur, nëse Kajan do të bëhet një ditë me një motër.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.