AKTUALITET

Tërmeti/ Elvis Naçi: Gati të nisim rindërtimin në Thumanë, kemi mbledhur shumën, fondet do t’i menaxhojmë vetë

16:58 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elvis Naçi, i cili mori pjesë tek mbledhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, deklaroi para pak minutash se ka gati shumën për rindërtimin në Thumanë dhe dëshiron që të marrë pjesë edhe në projektin e rindërtimit të blloqeve të pallateve.




Naçi tha se fondacioni i tij “Firdeus” ka mbledhur deri më tani mbi 6 milionë euro dhe mendohet që kjo shumë të shkojë deri në 10 milionë, që sipas tij, është e mjaftueshme për të ndërtuar banesat individuale në Thumanë.

Fondi i mbledhur nga donacionet do menaxhohet nga vetë ata. Por, ne do bëjmë transparencën maksimale të mundshme. Aktualisht fondacioni “Firdeus” ka arritur në kuotën 6 milionë euro, dhe mendohet të shkojmë drejt 10 milionë euro, por më pak se buxheti i shtetit. Dje isha në Thumanë dhe ata më thonin pse nuk po filloni. Ne sot morëm sinjalin e parë se mund të ndërtojmë banesat individuale. Është e thjeshtë, evidentohet emri dhe mbaroi, ajo familje u stabilizua.

Prandaj, edhe për banorët e Thumanës, për të cilët është mbledhur buxheti, ne pasi të bëhet projekti i madh do kemi dëshirë të ndërhyjmë në blloqe pallatesh, pasi kemi shumë firma ndërtimi jashtë vendit që nuk kanë para cash, por duan të japin kontributin e tyre. Ndaj, ne nuk kemi pse t’i përjashtojmë, por ato le të japin ndihmesën e tyre”, tha Elvis Naçi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.