AKTUALITET

Vijon lëkundja e tokës në Durrës, regjistrohen tre tërmete në pak minuta

17:06 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Toka vijon të mos gjejë qetësi nga lëkundjet e tërmetit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara. Brenda pak minutash, janë regjistruar tre lëkundje tërmeti në Durrës.




Lëkundja e fundit është shënuar në orën 15:58, me magnitudë 3.5 të shkallës rihter dhe me një thellësi 18 kilometra nga Shijaku.

Ndërkohë, pak minuta më parë, është regjistruar një tjetër lëkundje më e fortë, me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Siç raporton qendra evropiane e tërmeteve, lëkundja ka qenë 30 kilometra nga Durrësi dhe është regjistruar në orën 15:53. Ndërkohë, vetëm pak minuta para kësaj lëkundjeje, është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihter, 30 kilometra nga Durrësi. Kjo lëkundje është regjistruar në orën 15:45.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.