AKTUALITET

Vrasja në Kavajë/ Rrëfehet autori: U errësova dhe e vrava, kishim që në orën 11 që pinim

21:27 - 09.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 29-vjeçarit, Marjus Ismailaj në Kavajë që ndodhi pak orë më parë.




Autori i vrasjes, Xhevdet Leçini, 60-vjeç, është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja që pinin së bashku në lokal, ndërsa shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës.

“Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava”, mësohet se ka thënë Leçini.

Autori e kishte banesën në katin e tretë, ndërsa lokalin ku shiste edhe mish në katin e parë të pallatit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.