AKTUALITET

Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 5-vjeçari/ Bie në pranga 51-vjeçarja

18:59 - 10.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit ka arrestuar drejtuesen e mjetit “Fiat”, 51-vjeçaren K.L, pasi ajo u përfshi në një aksident automobilistik me një tjetër automjet, ku si rrjedhojë  humbi jetën një fëmijë 5 vjeç.




51-vjeçarja ra në pranga, nën akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin,  për veprën penale,  ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.  Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime  të mëtejshme. L.S 5 vjeç ishte emri i fëmijes  qe vdiq ne aksident ne afersi te Peqinit ne mengjes.Po shkonin te gjysherit ne Peqin sepse jetonin ne Durres.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.