Show-Bizz

Aktorja e njohur shqiptare: Mësova se isha me tumor në kokë, kur isha shtatzënë

19:52 - 10.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “NIN” ishte e ftuar aktorja Adriana Matoshi, e cila tregoi detaje për jetën e saj profesionale, suksesin dhe famën.




Aktorja Matosh u ndal të tregonte për një periudhë të vështirë të jetës së saj.

Për ata që nuk e dinë në vitin 2012 Adriana u diagnostikua më tumor dhe mënyra si e mori vesh ishte e dhimbshme.

“Unë në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh edhe të vjella. Në atë periudhë të gjitha ja lashë shtatzënisë. Por më pas e kuptova se nuk ishte ashtu, më vonë e kuptova që unë në kokë kam tumor. Në atë kohë nuk i tregova askujt. Nuk doja ta merrnin vesh prindërit e mi, sepse më kanë fëmijë të vetëm. Por në atë kohë mendova të kthehem në një film dhe të lë një dokument të fundit. Sepse kam menduar aso kohe se do të luaja rolin tim të fundit. Ka qenë periudhë e vështirë, por kaloi me sukses”, tregoi ndër të tjera aktorja.

Aktorja së fundmi ka xhiruar filmin ‘Zana” dhe tregoi se për shkak të rolit ka pasur ankthe. Asaj i është dashur të shkojë për dy muaj në psikolog derisa arriti të marrë veten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.