POLITIKË

“Beteja jonë me krimin s´do ndalet ”/ Basha: Nuk do arrini dot kurrë t´i mbylln gojën Salianjit

15:50 - 10.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji në lidhje me audio-përgjimin për çështjen “Babalja´´.




Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha shkruan se për të dënuar Salianjin, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, që sipas tij, zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës.

Kreu i Partisë Demokratike, deklaroi se askush nuk do të arrijë kurrë t´I mbyllë gojën Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike, ndërsa shton se beteja me krimin do të vazhdojë.

“30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, shkruan Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.