Politike

“Draftet e Kuvendit për betimin e magjistratëve”, Meta: Presidenti nuk provokohet, lërini cic-micet

13:28 - 10.12.19 gsh

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të medias, lidhur me draftet e Kuvendit në rastet kur Kreu i Shtetit nuk thërret magjistratët në ceremoninë e betimit, brenda 10 ditësh sikundër parashikohet në Kushtetutë.



Ndërsa i konsideroi draftet një provokim, Meta apeloi institucionet të merren me më pergjegjshëmëri për situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe të lënë cic-mice të tilla.

“Presidenti i Republikës nuk është në punë,  as në detyrë, është në mision dhe nuk provokohet nga cic mice të tilla, nga kushdo që i orkestron ato. Presidenti ka qënë është dhe do të jetë garant i Kushtetutës, i fton të merren me përballin e pasojave tërmetit në mënyrë më të përgjegjshme.

Kush gjen kohë për t’u marr me cështje të tjera duhet ta ketë të qartë se Presidenti e di shumë mirë jo vetëm detyrën e tij, po është i ndërgjegjshëm edhe për misionin e tij.” u shpreh Meta.

Në draftet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Ergys Gjençaj, thuhej se nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ai betohet me shkrim sipas formulës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit. “Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit konsiderohet si dita e fillimit të detyrës së magjistratit dhe përfshihet në dosjen personale të magjistratit. Në rast se magjistrati nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.” thuhet në draftin e hartuar nga Kuvendi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE