SPORT

Interi lufton por nuk ja del, mundet në shtëpi nga Barcelona dhe i jep fund “Championsit”

22:56 - 10.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja në “San Siro”, midis Interit dhe Barcelonës. Interi skualifikohet, ndërkohë që përpara vazhdojnë Barcelona dhe Dortmundi i cili mundi Slavian e Pragës.




Interi e nisi shumë mirë sfidën duke realizuar shumë raste, por që nuk u finalizuan me gol. I pari ishte Lukalu i cili pasi bëri një finte të bukur ndaj Umtiti, doli i vetëm përpara portierit Neto, por goditja e tij u shmang nga një rrëshqitje e mbrojtësit francez Linglet, i cili e dërgon topin në goditje këndi. Më pas ishte radha e Biraghit, të cilit ja mohon golin portieri Neto pas një gjuajtje të bukur nga jashtë 20 metërshit.

Në momentin më të mirë të zikaltërve, shënon Barcelona. Pas një aksioni shumë të bukur nga “Blaugranat”, dhe një gabimi në mbrojtjen e Interit vjen goli i Barcelonës me anë të Carles Perez në minutën e 23-të. Ku pas një topi të dhuruar nga Vidal, i vetëm me portierin nuk e kishte të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.

Pas golit të shënuar ekipi i drejtuar nga trajneri Conte provoi në të gjitha mënyrat për të barazuar. Kur po mendohej që në dhomat e zhveshjes do të shkohej me një favor minimal në favor të katalanasve, vjen reagimi i zikaltërve.

Pas një topi të dhuruar nga Lautaro Martinez, shoku i tij i repartit Romelo Lukaku vendosi në përdorim të gjithë potencialin e tij dhe me një goditje mjaft të fuqishme arrin të shënoj një gol mjaft të bukur.

Pjesa e parë na dhuroi shumë emocion, raste dhe gola. Për tu parë është reagimi i ekipit milanez 45 minutat e dyta, minuta këto që mund të vendosin shumë për fatin e tyre në “ Uefa Champions League”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.