BLUETOOTH

“Kënga Magjike”/ Po ju i kujtoni? Momentet më funny nga performancat e këngëtarëve dhe batutat në skenë

10:40 - 10.12.19 Gazeta Shqiptare

Sapo ka përfunduar spektakli muzikor “Kënga Magjike 2019”. Trofeun e këtij edicioni e mbajti në duar Eneida Tarifa, ndjekur nga Fifi që u rendit e dyta dhe Anxhela Peristeri e treta. Pati mjaft kontestime në sallë për mënyrën e votimit dhe shpalljen e fitueses. Duhet të themi që e preferuara e publikut ishte Fifi, e cila mesa duket e priste fitoren e këtij viti. Mesa duket nga zhgënjimi ajo nuk mundi të mbante veten. Kështu artistja u përlot në skenë, veprim që në një farë mënyre detyroi Tarifën të thoshte se do të donte që të ndante çmimin me të. Megjithatë, ashtu si dhe vitet e tjera artistët na e morën zemrat me këngët e tyre, kryesisht baladat që na bëjnë mishin kokrra-kokrra. Magjia e vërtetë ndodhi në skenë e sidomos në tre netët e konkurrimit. “Kënga Magjike” është kthyer në një nga eventet më të njohur në vend, që organizohet çdo vit e përveç këngëve që prezantohen ndodh që të mbahet mend dhe për ndodhitë e veçanta që rrënjosen në memorien tonë për vite me radhë. Duke qenë se këto kemi qenë gjithë sy e veshë te spektakli, sot kemi zgjedhur t’ju kujtojmë disa prej momenteve më funny që ende mbahen mend nga shumë prej nesh, shkruan news31.al.



78676286_510394126225537_5316694493360029696_n 78988087_719507911906743_2467754982691045376_n 79334193_419317675618473_5160796427579817984_n
<
>

Një ndër to është perfomanca e Adelina Ismailit në “Kënga Magjike 2009”. Këngëtarja u rrëzua në skenë në momentin kur ndodhet në ajër e kapur në tubin që ngjitej lart. Më pas Adelina u ngrit dhe vazhdon të performojë plot energji këngën e saj pavarësisht rrëzimit që i ndodhi.
Një ndër momentet më interesante e që kanë mbetur në memorien e ndjekësve të festivalit është padyshim momenti kur Ermal Mamaqi del në skenë për të pranuar çmimin për këngën ‘Best Dance’ në festivalin e vitit 2011. Falënderimet e Ermalit ishin ndryshe nga të tjerët. Ermali filloi duke falënderuar veten për këtë sukses dhe duke mos falënderuar bashkëpunëtorët, të cilët i ka paguar për t’i kryer shërbimet.
“Instagirls” i mbani mend? Dyshja e aktorëve Erion Isai dhe Bes Kallaku ishin bashkëprezantuesit e Arditit në vitin 2017. Ata nuk harruan të sillnin në skenë as “Instagirls” skeçi i tyre më i pëlqyer në “Portokalli”. Të veshur me fustane të gjatë plot klas, posaçërisht për atë natë, ata bënë publikun për të qeshur me batutat e tyre. Në jurinë gjykuese të viti 2017 në “Kënga Magjike” ishte dhe DJ Sardi, i cili nuk arriti të mbante të qeshurën nga batutat e aktorëve të humorit. E qeshura e tij u bë menjëherë virale në rrjetet sociale duke bërë që të gjithë të qeshnim me të qeshurën tipike të Sardit.
Albërie Hadërgjonaj ka qenë një tjetër këngëtare, e cila ka kaluar në skenë një ngjarje të pakëndshme. Ndërsa kjo e fundit po këndonte një prej kopsave të këmishës së saj u këput duke nxjerrë në pah dekoltenë e saj.
Në vitin 2011 Ronela Hajati këndoi në skenën e “Kënga Magjike” pa mikrofon. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, Ronela ia doli që të paktën të performonte mjaft mirë këngën e saj “Nelës” në bashkëpunim me Visarin. Përveç këtyre me siguri do të ketë të tjera ndodhi që ju kanë mbetur në mendje.
Edhe ky vit pati momente e veta pikante. Jo rrallëherë u qesh kur Adrola shqiptonte ndonjë fjalë gabim. Për këtë modelja bukuroshe mori shumë komente, të cilat e bënin ‘fajtore’ për shqiptimin jo të rrjedhshëm të fjalëve.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE