AKTUALITET

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Durrësit/ Dy vendimet e rëndësishme që u morën për banorët e prekur nga tërmeti

21:25 - 10.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli Bashkiak i Durrësit në mbledhjen që zhvilloi mbrëmjen e sotme, miratoi dy projekt-vendime të paraqituara nga bashkia për të përballuar situatën pas tërmetit tragjik së 26 nëntorit.




Këshilli bashkiak miratoi projekt-vendimin e krijimit të strukturës së përkohshme prej 100 specialistë ndërtimi me afat tre mujor, pranë ndërmarrjes së rrugëve, me qëllim rikonstruksionin e objekteve të banimit të ndërtuara para viteve 1993 dhe të dëmtuara nga tërmeti.

Në këtë mënyrë, bashkia ka marrë përsipër të rikonstruktojë pallatet e vjetra, të cilat kanë dëmtime kryesisht në katet e para e të dyta, ndërsa pallatet e reja kanë dëmtime në të gjithë katet kryesisht në fasada në muret e brendshme e shkallë. Kryeministri tha para pak ditësh se pallatet e reja duhet të rikonstruktohen nga ndërtuesit që i´ua kanë shitur banorëve.

Ndërkohë që këshilli miratoi edhe listën paraprake të familjeve që përfitojnë bonusin e qerasë për një vit, pasi banesat e tyre kanë dalë jashtë funksioni ose janë shembur. Numri i familjeve që përfitojnë ka shkuar deri në 1310 deri tani, ndërsa kërkesat për të përfituar bonusin e qerasë janë shumë të larta në bashkinë e Durrësit, e cila u godit shumë rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.