POLITIKË

“Nuk jemi kundër zgjerimit të BE-së”, kryeministri i Holandës: Shqipëria nuk është gati për të nisur bisedimet

18:26 - 10.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Hollanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së”, tha Kryeministri Mark Rutte, i cili beson se Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit për momentin, ndërsa Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi.




“Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi.”- tha Rutte për revistën malazeze “Pobjeda”. Ai shtoi se disa vende të Bashkimit Europian nuk e dëshirojnë shkëputjen e procesit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

I pyetur nëse 2025 është një afat realist për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, kryeministri i Holandës u shpreh se vendi i tij, por edhe vendet e tjera të unionit nuk janë kundër zgjerimit, por shtoi faktin se ky proces duhet të jetë i rreptë dhe i drejtë.

“Unë nuk kam asnjë ide. Dhe ky nuk është një qëllim. Ne nuk kemi asgjë kundër zgjerimit të BE, por duhet të sigurohemi që të ndjekim rregullat dhe se gjithçka duhet të jetë e rreptë dhe e drejtë. Ky është gjithmonë pozicioni ynë, ”-përfundoi Rutte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.