BLUETOOTH

Po ju doni ta provoni? Bora, Romeo dhe Donaldi i bashkohen sfidës më të re në internet

11:10 - 10.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sfidat e kthyera në ‘trend’ në internet janë të shumta dhe variojnë nga më të thjeshtat, deri tek ato me të vështirat. E mbani mend para disa vitesh, kur rrjeti u mbush me videot ‘Ice Bucket Challenge’? Nëse nuk ju kujtohet, po sjellim rastin e Shakira dhe Pique… Këtë herë, është një sfidë kërcimi ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.




Në YouTube mund ta gjeni lehtësisht me emrin ‘Oh na na na dance challenge’, e në rast se dëshironi ta provoni, disa përdorues kanë përgatitur edhe video ilustruese – siç i njohim ndryshe, tutoriale. Por, duke qenë se gjithçka bazohet tek ritmi, Donald dhe Romeo Veshaj, së bashku me Bora Zemanin, mund t’ju mësojnë se si të bëheni pjesë e sfidës pa shumë mundim. Romeo ka publikuar dy video, ku shihet duke kërcyer me të vëllain dhe Borën, nën ritmin e kthyer tashmë viral në internet. Duket se ‘treshat’ ia kanë dalë dhe këtë herë të bashkëpunojnë më së mirë për përmbushjen e sfidës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.