AKTUALITET

Riatdhesohen 173 shqiptarë, Policia: Mos kërkoni azil, shanset për të fituar janë zero

20:06 - 10.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë operacionet  e riatdhesimit dhe të kthimit  të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.




Policia e Shtetit informon se ka riatdhesuar 173 shqiptarë, pasi ata nuk kanë fituar të drejtën për azil në Francë dhe në zonën Shengen. Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca.

Policia shprehet se Shqipëria konsiderohet një vendi sigurt, ndaj shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil, pasi shanset për ta marrë atë janë zero.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Rinas

Vijojnë operacionet e riatdhesimit dhe të kthimit vullnetar të shtetasve shqiptarë që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Sot në Rinas u riatdhesuan në dy operacione të ndryshme 173 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.). Në operacionin e parë u riatdhesuan 38 shtetas gjithsej, 5 prej të cilëve nga Belgjika dhe 33 nga Franca.

Në operacionin e dytë, që nis nga Lyoni i Francës, u kthyen vullnetarisht në total 135 shtetas.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

 

Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.