BLUETOOTH

Vilma Masha tregon si e ka marrë propozimin për martesë, ja cili personazh VIP ka qenë ogur i mirë

10:00 - 10.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja sportive Vilma Masha është në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe pritet që pas disa javësh të sjellë në jetë vajzën e saj të parë. Vilma ishte e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Rudina”, ku foli më tepër rreth pritjes së ëmbël. Gazetarja e pyetur rreth njohjes dhe propozimit për martesë që mori nga bashkëshorti ndau në studio një fakt shumë të veçantë. Vilma i tregoi Rudinës se propozimin për martesë e mori pak ditë pas daljes së saj te fundit në këtë emision.




Dalja e fundit në emisionin “Rudina” për Vilmën ishte 21 qershori ndaj 2 ditë më pas, pra me 22-23 ajo mori propozimin. “Propozimi nuk erdhi me unazë. Mu duk diçka sportive, çfarë do bëjmë, do bëjmë diçka më tepër… Propozimi erdhi 1 ose 2 ditë pas emisionit”- tregoi Vilma duke lënë të habitur dhe të gëzuar njëkohësisht Rudinën.
Në emisionin e vitit 2017 Rudina i uroi Vilmës që ta merrte propozimin sa më shpejt, e duket se ky urim u realizua dy ditë më pas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.