SHËNDET

Doni fytyrë të pastër? Ja çfarë ushqimesh duhet të shmangni për të pasur një fytyrë që çdo femër dëshiron

19:26 - 11.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dr. Nick Lowe është një dermatolog i famshëm në Britaninë e Madhe, i cili ka publikuar një libër ku sqaron me hollësi se çfarë duhet dhe nuk duhet të hamë për të pasur një fytyrë të pastër, pa asnjë njollë. Në këtë artikull do të gjeni ekstrakte të vlefshme të marra nga libri i tij.




Ushqimi dhe puçrrat

Dieta luan rol në shfaqjen e puçrrave, edhe pse nuk është vetëm ushqimi shkaktar i tyre. Mbajtja e një ditari me ushqimet që keni ngrënë gjatë ditës dhe me problemet e fytyrës do ju ndihmojë që të identifikoni ushqimet problematike për ju. Një studim i vitit 2012 tregoi se njerëzit që kishin probleme me puçrrat konsumonin shumë bulmet, ëmbëlsira dhe qumësht me kakao. Edhe karbohidratet e përpunuara janë ushqimet që duhen shmangur me patjetër.

Nëse nga dieta juaj hiqni 10% të këtyre ushqimeve, do të ulni edhe veprimtarinë e hormoneve që e bëjnë lëkurën tuaj të yndyrshme. Rrjedhimisht, do të ulni edhe numrin e puçrrave.

Proteinat janë të mira

Nga proteinat marrim aminoacidet, që janë thelbësore për ndërtimin e qelizave të lëkurës, flokut dhe thonjve. Proteinat luajnë rol të madh edhe në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të nevojshme për një pamje rinore të lëkurës. Burim i mirë proteinash janë mishi pa dhjamë, peshku, soja, veza dhe fasulet.

Yndyra e mirë

Yndyra e mirë është një burim i rëndësishëm energjie dhe luan rol edhe në shëndetin e lëkurës. Ndihmon lëkurën të prodhojë yndyrën e vet ose lipidet, që luajnë rolin e barrierës kundër humbjes së ujit. Yndyrnat e mira janë vaji i ullirit, vaji i peshkut, avokado dhe arrat.

Bulmeti është i keq

Prodhimet e bulmetit mund ta përkeqësojnë situatën e puçrrave sepse bagëtia prej nga vjen bulmeti ushqehet me hormone që rrisin prodhimin e qumështit. Nëse gjurmë të këtyre hormoneve gjenden në djathë, gjalpë apo qumësht, është e sigurtë që puçrrat do të përkeqësohen.

Sheqeri shkakton puçrra

Tortat, pastat apo karamelet kanë përmbajtje të lartë glicemike dhe mund të përkeqësojnë puçrrat në fytyrë. Ato e bëjnë këtë duke rritur aksionin “puçrra-formues” të hormoneve. Nëse jeni shumë të fiksuar pas çokollatës, konsumoni vetëm çokollatë të zezë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.