Show-Bizz

Elvana Gjata, fituese e festivalit të RTSH? Detajet që parapërgatitën publikun

12:00 - 11.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ditën e djeshme u publikuan në kanalin e “Youtube” të gjitha këngët pjesëmarrëse në festivalin e fundvitit të RTSH-së. Një prej projekteve muzikore më të pëlqyera ka qenë ajo nga këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Elvana Gjata, me titull “Me tana”. Kënga numëron deri më tani 41 mijë klikime në kanalin e “Youtube”, duke vërtetuar kështu edhe “feedback”-un që ajo ka marrë nga ndjekësit e saj. “Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju, po ju jep gëzim. Nuk ka kupë, fitore, festival që mund të më japë atë që ju më keni dhënë në më shumë se një dekadë. Përulem para jush. Tan jetën ju dua me tana”, ka shkruar Elvana bashkangjitur audios së këngës të publikuar në rrjetet sociale, duke shprehur kështu mirënjohjen për të gjithë ata që e kanë mbështetur.
Përkrahësit:
Besa Kokëdhima
Por përveç fansave, duket se Elvana ka edhe mbështetjen e kolegëve të saj, një ndër to është Besa Kokëdhima. Këngëtarja ka publikuar ditën e djeshme këngën e Elvanës në “Instagram” dhe ka treguar publikisht se në festival mbështet vetëm atë. “Kanarina e shpirtit Elvana Gjata. Sa shqiptare, sa moderne, sa e dashur, rrëmbyese kjo këngë”, ka shkruar Besa përkrah këngës “Me tana”. Elvana dhe Besa prej vitesh gëzojnë një raport shumë të mirë miqësor dhe në çdo rast ato kanë qenë mbështetja më e madhe e njëra-tjetrës.




elvana 5 elvana 1 elvana 7 elvana 4 elvana 6
<
>

Julka
Së fundmi, Julka ka publikuar disa sekuenca nga kënga pjesëmarrëse e Elvanës, por është kujdesur të heqë zërin. Në të duket vetëm vogëlushi i Julkës, Gregu, teksa këndon e kërcen me këngën, duke na bërë të kuptojmë që këngë do të jetë mjaft ritmike. Ajo titullohet “Me tana” dhe fansat kanë xhelozuar që nuk mund ta dëgjojnë akoma këtë projekt të ri të Elvanës. Ata i janë përgjigjur menjëherë postimit të Julkës, që ajo të zbulojë diçka më shumë. “Ne kemi gjithmonë privilegjin e të dëgjuarit të parët”, shkruan Julka. Kujtojmë se këtë vit festivali i RTSH-së u është besuar dy emrave shumë të njohur si Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Tani na mbetet vetëm të presim për surprizat e shumta që ato kanë rezervuar.
Ermal Mamaqi
Dihet tashmë miqësia e ngushtë mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës. Dy artistët përkrahin njëri-tjetrin në projektet e tyre personale e janë “fansat” më të zjarrtë për tjetrin. Së fundmi, Elvana postoi këngën konkurrente në Festivalin e RTSH-së dhe komenti i Ermalit është ai që na ra në sy në mesin e gjithë komplimenteve. “Hajt shyqyr mo që do fitojmë një herë Eurovizionin”, – shkruan Ermali duke lënë të kuptohet se për të Elvana jo vetëm që do shpallet fituese e festivalit të RTSH-së, por dhe e Eurovizionit. Që Shqipëria të jetë fituese e Eurovizionit e duam të gjithë, por na mbetet të presim shpalljen e fituesit të Festivalit të RTSH për të ditur këngëtarin/en që do na përfaqësojë. Kujtojmë se netët e festivalit të fundvitit do të jenë në datat 19, 20 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. A të jetë vërtetë Elvana e parapërcaktuar si fituesja e këtij konkursi? Gjithë gjasat e “pëshpëritjet” thonë që “po”, por pritet ende të zbulohet gjithçka në festival.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.