Kronikë

Kapen me 500 mijë paund kokainë, 3 shtetas shqiptarë “sulmojnë´´ policinë

19:54 - 11.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre shtetas shqiptarë janë kapur me 500 mijë paund kokainë në Britani. Të arrestuarit që po trafikonin lëndën narkotike të llojit A, kanë sulmuar dhe oficerët e policisë.




Denis Markeci, 29 vjeç dhe Endri Cena, 26 vjeç, akuzohen për posedim të drogës të llojit A dhe për sulm ndaj tre oficerëve policorë të Britanisë në Britton, Bristol. Ata u akuzuan gjithashtu se posedonin dokumente identiteti të rremë së bashku me Dorian Zilin, 25 vjeç.

Si rrjedhojë e kontrollit të banesës ku jetonin shtetasit shqiptarë policia gjeti dokumente identiteti të rremë, përfshirë 4 karta identiteti italiane, dy romune dhe gjithashtu karta bankare të paligjshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.