KULTURË

Lupa e çmimeve Kombëtare të Letërsisë

11:30 - 11.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çmimet Kombëtare të Letërsisë Shqipe, që çdo vit akordohen nga Ministria e Kulturës do të gjykohen këtë vit nga emra të njohur në fushën e letërsisë. Mësohet se juria e këtij edicioni përbëhet nga Brikena Çabej, Alda Bardhyli, Dhurata Shehri, Visar Zhiti dhe Riza Braholli. Kryetare e Jurisë së këtij edicioni është Alda Bardhyli. Nëse ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vendosi në vitin 2013 të minimizonte çmimet letrare në vetëm dy, atë të veprës më të mirë letrare dhe përkthimit më të mirë letrar, ministrja Elva Margariti ka një vizion tjetër për librin, duke rikthyer çmimet e munguara prej vitesh në kategori të ndryshme;




si çmimi më i mirë për veprën poetike, prozën e shkurtër, romanin, kritikën letrare, shkrimtarin për fëmijë, përkthimin nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe. Tashmë gjithë veprat e botuara gjatë vitit 2018 në kategori të ndryshme do të kenë mundësi të jenë pjesë e një gare, që do të shpallë në fillim të muajit dhjetor më të mirën. Moria e çmimeve ka bërë që autorët të presin më me vëmendje këtë ceremoni, e cila kurorëzon historinë tonë letrare të një viti. Po cilët janë anëtarët e jurisë? Brikena Çabej është botuese e njohur dhe shqipëruese e autorëve të rëndësishëm në gjuhën shqipe. Ajo njihet dhe si vajza e gjuhëtarit Eqrem Çabej. Dhurata Shehri është studiuese dhe profesorë e njohur e letërsisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Histori Filologjisë. Alda Bardhyli është një emër i njohur në fushën e botimeve dhe kritikës letrare, lektore si autore e disa librave. Visar Zhiti është poet e shkrimtar i vlerësuar me çmime si brenda dhe jashtë vendit. Riza Braholli është i njohur si poet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.