POLITIKË

“Qeveria të lërë fjalët, të kthehet nga veprat”/ Basha zbulon se çfarë diskutoi me ministrin italian

16:19 - 11.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi temat kryesore që u diskutuan në takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.




Basha falenderoi ministrin italian për mbështetjen e dhënë nga qeveria italiane, për të prekurit nga tërmeti.

Kreu i demokratëve u shpreh se tragjedia e 26 nëntorit dëshmoi sesa i papërgatitur është shteti shqiptar.

Ndër të tjera, Basha tha se pjesë e diskutimit ka qenë edhe rruga evropiane e Shqipërisë, ku sipas tij, është folur për kontributin që mund të japë opozita në zgjidhjen e krizës politike dhe integrimin e vendit.

“I shpreha mirënjohje për ndihmë e jashtëzakonshme të Italisë në ditët e 26 nëntorit dhe që vazhdon të na japë. Ndërkohë që faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare. Italianët ishin ndër të parët, me pajisje që na erdhën në ndihmë, por edhe me specialistë të kërkim-shpëtimit.

E falënderove dhe për rolin që Italia po luan për integrimin e Shqipërisë dhe për avokatin e palodhshëm që po bën. Diskutuam për krizën dhe kontributin e opozitës për zgjidhjen e kësaj krize, përmes udhërrëfyesit të Bundestagut.

26 nëntori ishte fatkeqësi natyrore, por tregoi qartë se sa i papërgatitur është shteti shqiptar për t’iu përgjigjur një fatkeqësie të tillë. Larg qoftë sikur diçka e tillë të përsëritej prapë sot do të ishim të papërgatitur. Ky është një risk që nuk mund të pranohet. Ndaj kam kërkuar që të kalohet nga fjalët, shfaqjet, sjelljet e papranueshme ndaj gazetarëve, analistëve, dhe të kalohet urgjentisht në vepra që janë detyrë e qeverisë.

Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit në nevojë, të përfundojë një orë e më parë vlerësimin, të shtojë grupet e punës në terren, të anulojë kontratat e oligarkëve, për mijëra familje pa strehë, pa bukë, me fëmijë të vegjël. E ka për detyrë t’i gjendet pranë biznesit, kudo, jo vetëm aty ku është goditur.

Ekonomia jonë ishte goditur nga një tërmet ekonomik edhe para këtij tërmeti. Fokusi im dhe e opozitës është të ndihmojë me çdo mënyrë njerëzit dhe jo të bëhemi pjesë e një shfaqjeje, që po na turpëron dhe po shton varfërinë”,  u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.