Show-Bizz

Vietnam, Michelle Obama inkurajon arsimimin e adoleshenteve

13:44 - 11.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama dhe aktorja e njohur, Julia Roberts vizituan një lice në Vietnam për promovimin e arsimimit të vajzave. “Kur ju i jepni një adoleshenteje aksesin për të shkuar një shkollë ju i jepni asaj pushtetin, një zë dhe rastin për të përmirësuar jetën e saj, të familjes dhe të komunitetit”, theksoi ish-Zonja e Parë, në vizitë në liceun, Can Giuoc. Që kur bashkëshorti i saj u largua nga Shtëpia e Bardhë, Michelle Obama, 55 vjeçe, e ka bërë arsimimin e adoleshenteve një prej betejave të saj nëpërmjet fondacionit Obama. “Më shumë se 98 milionë prej tyre nuk shkojnë në shkollë”, sipas të dhënave të organizatës. Në kuadër të arsimit, Vietnami i tejkalon fqinjët me një përqindje shkollimi prej rreth 92%. Por, në zonat rurale, varfëria i detyron të rinjtë të lënë shkollën para kohe. “Dëshiroj të jeni të angazhuar dhe të përqendruar, kjo bëhet e vështirë ndonjëherë, por tashmë është rasti për disa prej jush, por ja vlen”, theksoi Michelle Obama, e cila ka studiuar në universitetet prestigjioze amerikane të Princeton edhe të Harvardit.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.