Sociale

Doktori i njohur: Kur ra tërmeti në ’99 në Turqi, u arrestuan 700 ndërtues dhe 2100 bashkiakë, inxhinierë etj…

11:38 - 12.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku urolog, Artan Koni i cili ka qenë aktiv edhe në denoncimin e koncesioneve në shëndetësi, ishte i ftuar në programin “Tempora” të Sonila Meços. Doktor Koni ka përfunduar Universitetin e Mjekesisë dhe është specializuar në Turqi, ndaj ai solli në studio eksperiencën e tërmetit të vitit 1999 ku vdiqën rreth 18 mijë persona. (magnituda 7.6)




“Në vitin ’99 unë isha në Turqi, vdiqën mbi 18 mijë vetë. Turqia në fillim shpëtoi njerëzit nën rrënoja, pastaj arrestoi 700 ndërtues, pastaj arrestoi 2100 punonjës administrate, kryetarë bashkie, ndihmëskryetarë, inxhinierë… gjithsej 3 mijë vetë.

Kjo, për t’i dhënë popullit mesazhin që këtu ka drejtësi.

Pastaj, rimëkëmbja bëhet më e saktë nëqoftëse ti e shikon që një ndërtues që ka bërë gabim, futet në burg.

Këtu, kemi mbi 2 javë që merremi kush pallate janë prish apo s’janë prish, ndërkohë që s’kemi asnjë fajtor”, deklaroi Koni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.