POLITIKË

Dosja dërgohet më në fund në gjykatë/ Bien akuzat për lobimin rus dhe pastrim parash ndaj Lulzim Bashës

17:32 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria ka dërguar në gjykatë, në limitet e afatit, dosjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë, ish-sekretari i përgjithshëm të PD, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi.




3 prokurorët e cështjes ishin të ndarë në vendimmarrje, dy prej tyre Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako për ta cuar në gjykatë dhe Kol Hysenaj për të vijuar hetimet, por drejtuesja e prokurorisë nxorri një udhëzim të përgjithshëm sipas të cilit rekomandon prokurorët të kryejnë veprime të mëtejshme për cështjen.

Ky udhëzim nuk është marrë në konsideratë nga dy prokurorë dhe duke qenë se afatet hetimore përfundonin sot në 12 dhjetor. Krahas dosjes në gjykatë është dorëzuar edhe akti i drejtueses së prokurorisë e cila konstaton disa pavlefshmëri. Fati i dosjes ‘Basha’ do vendoset nga gjykata për hetim, rishqyrtim apo pushim.

Hetimet për këtë çështje nisën kryesisht nga Prokuroria e Tiranës, pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratike. Referuar deklarimeve të kompanisë së lobistit Nik Muzin, rezultonte se ajo kishte marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Sipas Prokurorisë, Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së nuk i kanë deklaruar këto pagesa, por vetëm një shumë prej 25 mijë dollarësh, e për këtë shkak duhet të përgjigjen për falsifikimin e formularëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.