KULTURË

“Eja, këndo me ne” në edicionin e 5-të/ Kore dhe trupa baleti në shkollat e kryeqytetit

10:00 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmijët e shkollave 9 vjeçare të Tiranës që prej muajit shtator janë pjesë e një projekti edukimi përmes kulturës, sa artistik e konkurrues, po aq edhe social, në forcimin e marrëdhënieve midis tyre dhe njohjes me profesionistë të TKOB-it.




“Eja, këndo me ne”, mbërrin në edicionin e 5-të të tij, me pesë mijë nxënës të trajtuar në dhjetë shkolla të reja të kryeqytetit, të cilat e çojnë numrin e shkollave pjesëmarrëse në këtë projekt në pesëdhjetë. Profesionistët e TKOB-it kanë organizuar fëmijët në kore, një prej të cilëve, do te shpallet fitues pasditen e 13 dhjetorit në mjediset e arTurbinës.

0de35575-6d54-4037-b9c6-95caa15e20dc cc1ca88d-68ba-4918-baf9-77fe4e6fe5c4 82805665-0e0e-4efe-a947-3447bbbea352 67453ab6-2eb1-4bea-b246-0c4b72eaf469
<
>

Njëqind fëmijë janë trajnuar nga profesionistët e baletit, duke e zgjeruar këtë projekt në “Eja këndo dhe kërce me ne”.

Pesëqind artistë të vegjël do të interpretojnë në një skenë të madhe, të vërtetë, edhe si një formë kurajoje për të gjithë moshatarët e tyre, të cilët po vuajnë sëbashku me familjet, pasojat e fatkeqësisë kombëtare të 26 nëntorit. Fëmijët, të parët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.