Kronikë

Emrat/ Trafikonin sasi të mëdha droge nga Shqipëria/ Bien në pranga shqiptarët në Firenze

17:09 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria Antimafia e Firences ka kryer një tjetër operacion të madh, për të zbatuar urdhërat e ndalimit të firmosur në gjykata për 7 shqiptarë dhe 2 italianë. Të dy shtetasit italianët dyshohet se janë pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”.




Grupi i strukturuar kriminal i trafikut të drogës dyshohet se kishte shtrirë aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike në provincat e  Firences, Pistoias, Pizës e Vibo Valentias.

Të dyshuarit akuzohen për trafik dhe mbajtje të drogërave të ndryshme, shkruajnë mediat italiane. Hetimet janë fryt i një tjetër operacioni të mbyllur në maj të këtij viti dhe kanë arritur të zbulojnë trafikun e kryer nga shqiptarët në provincën e Firences me përfshirjen e një subjekti të lidhur me ‘Ndrangheta-n në provincën e Vibo Valentias.

Subjekti, Valerio Navarra, i transferuar në Toskana më 2016 për t’i shpëtuar hetimit në Kalabri, jetonte në Montecatini Terme, ku kishte një piceri, por edhe kishte krijuar, me interesimin direkt të ‘Ndrangheta-s, lidhje kriminale me trafikantët shqiptarë. Policia ka evidentuar si element me rrezikshmëri Robert Lazaj, ekspert i shitjes së drogës, prej vitesh banues në Firence.

Mes Navarras dhe Lazajt kishin ndodhur disa takime për trafikun e drogës. Falë hetimeve u bë i mundur sekuestrimi i 38 kileve marijuanë në 15 janar 2019; 18 kilogram marijuanë e 750 gramë kokainë më 4 shkurt, kur karabinierët arrestuan ndër të tjerë edhe Lulezim Shkurtajn, furnizues në sasi të konsiderueshme nga Shqipëria.

Në atë kohë, u arrestuan Robert Lazaj e Eduard Tahiraj, tjetër importues marijuane me lidhje direkt me prodhuesit në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 60 kg drogë, me vlerë tregu 700 mijë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.