Sociale

Foto/ Banesat u shkatërruan nga tërmeti, shikoni çfarë kompleksi do të ndërtojë Behgjet Pacolli në Thumanë

19:38 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli kishte premtuar më herët se do të ndërtojë banesa për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, ndërsa sot ka publikuar edhe kompleksin që do të bëjë gati për familjet në këtë qytezë të Shqipërisë.




Pacolli shkruan se me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Ai thotë se tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Postimi i Behgjet Pacollit:

Të dashur miqtë e mi,

Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.

pacolli3 pacolli5 pacolli4
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.