Horoskopi

Horoskopi i datës 12 Dhjetor 2019

06:00 - 12.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ditë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një raport dashurie. Shpesh nuk do merreni vesh aspak me partnerin dhe do debatoni me të. Kujdes edhe me xhelozinë! Në planin financiar këshillohuni para çdo veprimi.

Me menaxhimin e financave, do të jeni tejet të kujdesshëm dhe gjendja do vazhdojë të mbetet e mirë në çdo moment. Beqarët do të arrijnë të njohin persona interesantë, por duhet të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë.

Yjet do jenë pozicionuar më së miri sot në jetën tuaj në çift dhe do t’ju bëjnë të përjetoni kënaqësi në çdo moment. Shfrytëzojeni çdo sekondë, sepse jo gjithmonë vijnë çaste të tilla. Sektori financiar do jetë i qetë gjatë gjithë kohës.

Përpiquni të shmangni xhelozinë ndaj partnerit. Xhelozia nuk është ndjenjë e shëndetshme. Në aspektin financiar duhet të tregoheni të duruar dhe të matur. Vetëm kështu nuk do keni tronditje.

Beqarët duhet të përgatiten për ndryshime rrënjësore. Në planin financiar vështirësitë mund të duken serioze, por po të mendoni me qetësi, do të kuptoni se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Pas disa ditëve jo shumë të qëndrueshme në raportin tuaj sentimental, sot me shumë gjasë gjithçka do ndryshojë. Të dyja palët do jeni më shprehës dhe më të dashur. Buxheti do ekuilibrohet shpejt nëse vazhdoni të silleni me kujdes me financat.

Nuk do të jetë dita juaj më e mirë në punë, por nëse e merrni me humor, gjithçka do të duket më lehtë. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do ketë më tepër përmirësime nga sa pritej.

Përpiquni të shmangni tensionet në çift. Mos i shikoni veprimet e partnerit me dyshim, përkundrazi, tregoni më shumë mirëkuptim. Me shpenzimet mos u tregoni të nxituar, sepse mund ta gjeni veten në probleme.

Të ardhurat do fillojnë të kenë përmirësime të vogla, por jo aq sa për t’ju kënaqur. Sa i përket raportit tuaj sentimental, ai do jetë i qëndrueshëm. Për beqarët nuk është dita më e mirë e mundshme.

Nëse jeni në kërkim të një partneri, gjasat janë që sot të keni fat. Mos pretendoni që të jetë dashuri me shikim të parë, por ndjenjat mund të vijnë duke u rritur. Paratë menaxhojini me shumë kujdes.

 

Nëse jeni në kërkim të një vendi pune, as sot nuk ka për të qenë mundësia perfekte. Kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë, përkundrazi, të mblidhni forcat për të arritur objektivin tuaj.

Mëngjesi do jetë plot shpresë dhe energji pozitive. Do të kuptoni se edhe ndjenjat e partnerit tuaj për ju janë po aq të forta sa tuajat. Buxheti do ketë më tepër nevojë për vëmendje. Tregoni kujdes me nënshkrimin e dokumenteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.