BLUETOOTH

Keisi e thotë troç: Me Stresin nuk kam hasmëri

11:06 - 12.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para pak ditësh e ëma e Stresit kishte ditëlindjen dhe një urim i veçantë i ka ardhur nga Kejsi. Pavarësisht se me Stresin janë në një pauzë ashtu siç ka thënë këngëtari, Kejsi nuk ka nguruar ta urojë për ditëlindje të ëmën e reperit. Kjo duket se iu ka bërë përshtypje edhe fansave të cilët e kanë pyetur se përse e ka uruar të ëmën e Stresit dhe nëse ka ende shpresë për t’u rikthyer me reperin.”Ça lidhje ka, unë atë e dua, kishte ditëlindjen e urova. Ne nuk kemi hasmëri”, i thotë Kejsi ndjekësit që i bën një pyetje të tillë, duke shmangur në këtë mënyrë pyetjen se a do të kthehej sërish me reperin. Stresi dhe Kejsi nuk janë më bashkë, tashmë prej disa muajsh, megjithatë Kejsi ruan ende një marrëdhënie shumë të mirë me të ëmën e reperit. Vetë këngëtari u shpreh se ai dhe Kejsi nuk janë ndarë, por janë në një pause dhe që gjithçka mund të ndodhë në një të ardhme.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.