AKTUALITET

Krijimi i SPAK mbyll “Krimet e Rënda”/ Ja ku shkojnë prokurorët

12:58 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

KLP miratoi transferimin në prokurori të tjera të prokurorëve të Krimeve të Rënda pasi kjo e fundit do të mbyllet pas fillimit nga puna të SPAK.Kreu i KLP, Gent Ibrahimi, pohoi se me 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet nga opinioni publik si SPAK-u. “Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga ‘Krimet’ transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te ‘Krimet’” – tha mes tjerash Gent Ibrahimi.




Kështu në prokurorinë e Shkallës së Parë të Tiranë janë emëruar prokurorët, Arens Çela; Blerim Tominaj; Besim Hajdarmataj; Doloreza Musabelliu; Elisabeta Imeraj; Manjola Kajana; Vladimir Mara; Sonila Muhametaj; Pranvera Pustina.

Ndërkohë, Artan Bajrami transferohet në Prokurorinë e Apelit në Tiranë, kurse Përparim Kulluri transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Shkodër.

Eugen Beci transferohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Korçës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.