OPINION

Mazhoranca e heshtur e elektoratit është e pa përfaqësuar

07:15 - 12.12.19 Eduard Zaloshnja
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në sondazhin e fundit që zhvillova (vetëm 10 ditë pas tërmetit), kisha përfshirë edhe pyetjen “A mendoni se punët mund të shkonin më mirë pas tërmetit të 26 nëntorit me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?” Pasi publikova rezultatet, një mik më bëri vërejtjen se duhet të kisha përfshirë edhe opsionin “Dikë tjetër kryeministër”, sepse sipas tij, ishte e natyrshme që 71% të zgjidhnin apo të anonin nga Rama, kur alternativa e vetme ishte Basha. Dhe përgjigjja ime ishte “Kë tjetër?”




Në fakt, në dekadën e fundit kam zhvilluar qindra sondazhe (ndonjëherë edhe dy brenda një muaji), nga të cilat kam konstatuar se vetëm gjysma e votuesve që banojnë në Shqipëri janë votues të palëkundur të triumviratit PS-PD-LSI (brenda triumviratit ka luhatje, por si i tërë, e ka magnetizuar gjysmën e elektoratit). Ndërkohë, çereku i votuesve që banojnë në Shqipëri marrin pjesë në zgjedhje parlamentare, edhe pse janë jo aq të vendosur para tyre. (Nuk përfshihen në këto llogari votuesit jashtë vendit, sepse  vetëm një përqindje fare e vogël e tyre vijnë të votojnë).

Në qoftë se gjysma e elektoratit (mosvotuesit dhe ata që votojnë duke zënë hundën me dorë), do të votonin një forcë të re politike, ajo do të bëhej forca e parë në vend. Por problemi është se një forcë e tillë nuk po del dot në skenën elektorale shqiptare…

Në vitin 2009, “Poli i Lirisë” i Aleksandër Meksit e Dashamir Shehit mori vetëm 2% të votave

Në vitin 2013, FRD-ja e Bamir Topit mori 1.5% të votave dhe AK-ja e Kreshnik Spahiut mori 0.5% të votave.

Në vitin 2017, LIBRA e Ben Blushit mori 1.7% të votave dhe SFIDA e Gjergj Bojaxhiut mori 0.3% të votave.

Në vitin 2019, BD-ja e Astrit Patozit, edhe pse në një gjysmë -garë, mori vetëm 2% të votave.

Me pak fjalë, mazhoranca “e heshtur” e elektoratit shqiptar pret që një forcë e re ta përfaqësojë atë seriozisht.

Deri atëherë, unë do të vazhdoj të pyes në sondazhe: “A mendoni se, përgjithësisht, punët në Shqipëri mund të shkojnë më mirë me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.