Kosova

“Mora një mesazh në gjuhë kineze për vrasjen e babait”/ Flet djali i politikanit të vrarë

20:46 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviçit mund të jetë kryer nga një grup i kriminal që vepron në veriun e Mitrovicës e që quhen ‘Mjekrroshat’. Të gjithë këta dyshohet se marrin urdhra nga ‘peshku i madh’, Milan Radojçiç. Gazeta Express, e ka siguruar aktakuzën për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në të flitet edhe për deklaratën e djalit të Oliverit të ndjerë, Nikolla Ianoviç.




Ai në deklaratën e tij para organeve të hetuesisë kosovare kishte deklaruar se në ditën e vrasjes së babait të tij, atë e kishte lajmëruar nëna e tij Marina. Por krahas kësaj, Nikolla, hetuesve kosovarë u ka thënë se në ditën e vrasjes 16, janar 2018, rreth orës 08:15, në telefonin e tij e kishte pranuar një mesazh në gjuhën kineze, dhe se nga përkthimi i saj pastaj kishte marrë vesh se mesazhi kishte të bëjë me vrajën e babait të tij.

Djali i Ivanoviçit kishte deklaruar se mesazhi i dërguar në gjuhën kineze ishte nga një numër i Telenorit Serb. Tutje në dëshminë e tij, Nikolla Ivanoviç, deklaron se babai i tij nuk kishte probleme me askënd dhe se asnjëherë me të nuk kishte hapur bisedë për problemet që i ka pasur në Mitrovicë. E Express ka raportuar, se vrasja e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviçit mund të jetë kryer nga një grup i kriminal që vepron në veriun e Mitrovicës e që quhen ‘Mjekroshat’. Të gjithë këta dyshohet se marrin urdhra nga ‘peshku i madh’, Milan Radojçiç.

Një grup prej disa personave, të quajtur ‘mjekrroshat’, të cilët tash e disa vite veprojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, janë shndërruar në sinonim të kërcënimeve, shantazheve, zhvatjes, frikësimeve e kushtëzimeve për qytetarët e komunave me shumicë serbe që gjenden në pjesën veriore të vendit. Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi dyshohet të jenë serb dhe veprojnë me direktivat e ‘peshkut’ të madh, Milan Radojiciçit. Ky i fundit është duke u kërkuar nga ana e institucione të hetuesisë kosovare si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviçit.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë aktakuzën e përpiluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila më 2 dhjetor të këtij viti e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, departamentin special.

Në këtë aktakuzë 48-faqëshe jepen detaje të frikshme rreth gjithë rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviç, i cili u gjuajt për vdekje në mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018 para selisë së partisë së tij. Janë më shumë se 25 dëshmitarë e qindra prova të tjera të cilat janë marrë parasysh si pjesë e hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

E vrasjen e ish-politikanit serb, sipas dëshmitarëve anonim, e kanë kryer grupi kriminal të quajtur ‘Mjekrrat’ si dhe sipas tyre të gjithë e dinë se nga kush udhëhiqet ky grup. E për të gjitha kërcënimet, ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq i kishte njoftuar institucionet e hetuesisë përfshirë edhe vet palën serbe, në këtë mes edhe presidentin e Serbisë si dhe shërbimin e BIA’së.

Madje këtë e kishte paralajmëruar vet ai, përmes një sms-i që e kishte shkëmbyer me një person. “Do të përkrahim sigurisht, vetëm përpara atëherë ruaje familjen dhe veten sa mundesh”. Këtë mesazh, Ivanoviç e mori seriozisht, pasi paralajmëroi se do t’i njoftonte organet e hetuesisë.

Prokuroria Speciale gjithashtu ka shpallur urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojiqiq dhe Zvonko Vesenlinoviç. Urdhër arrest vendor, Prokuroria Speciale ka shpallur ndaj Zhelko Bojiç, zyrtar policor në veri të Mitrovicës dhe Milan Mihajloviç i njohur si “Popi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.