AKTUALITET

“Ndihmoje Etildën të sillet me stafin”/ Zbulohet email-i drejtuar kolegëve dhe Ramës i drejtoreshës së shkarkuar

13:48 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

U shkarkua një ditë më parë nga posti që mbante prej kohësh në ministrinë e Drejtësisë, por mënyra që ka përzgjdhur për t’u ndarë me kolegët por jo vetëm i ka surprizuar të gjithë. Përmes një email-i të personalizuar, në adresë të personave, apo grupeve që ka zgjedhur t’i japë mesazhin e saj, Ketrin Treska e shkarkuar një ditë më parë nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshmë në Ministrinë e Drejtësisë, u ka përcjellë të gjithëve ku mirënjohjen e saj, e ku disa të pathëna ndër vite.




Një mesazh ka për kryeministrin Edi Rama, mbërritur në adresë të këtij të fundit, po ashtu disa fjalë Treska ka rezervuar për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Një tjetër mesazh është dërguar prej saj në adresë të kolegëve të Euralius, e në fund disa fjalë edhe për kolegët, në veçanti për ata që sikundër thotë u përlotën nga ikja e saj.

Pjesë nga emaili

Kam një këshillë për ju, mos duroni kurrë t’ju shkelet dinjiteti, apo t’ju drydhë personalitetin nga askush, as nga Gent Sekretari, as nga Etilda Ministresha. Mos e lejoni më! Mos lejoni më asnjëri qoftë, grua pa takt dhe shpirt humbur t’ju mbajë peng me fjalën “shkarkim”.

Nuk do dua kurrë t’ju imagjinoj më, ashtu si ju shihja shpesh tek gëlltisni lotët dhe ndjenjën e tmerrshme të fyerjes, njësoje si episodi i të premtes së kaluar. Mos e lejoni më njërën, as tjetrën. Puna nuk është çark, është punë dhe frymë bashkëpunimi në grup, për përmbushen e objektivave”, shkruan Treska.

Ndërkohë që në letër, ish drejtoresha i kërkon kryeministrit: “të lutem ndihmoje Etilën! Ndihmoje të sillet me kolegët e bashkëpunëtoret, ashtu si imagjinojnë se sillet me ju. Tregoja me takt të lutem që ta kuptojë se kjo është shumë e rëndësishme për Ministrinë dhe për vete Qeverinë” Ndihmoje të gjejë një Kabinet, ca drejtorë dhe këshilltarë të mirë. Ndihmoje në këtë drejtim se, vetëm imazhi i “vajzës së mirë”, nuk do ta ndihmojë qeverinë që po kryeson, të këtë ministri që ndihmon suksesin”, thekson ish-drejtoresha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.