SHËNDET

Pija që ul tensionin e lartë të gjakut/ Ja si të mbani nën kontroll hipertensionin

21:14 - 12.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panxhari është i pasur me nitrate dhe një nga vetitë e tij kuruese lidhet me aftësinë për të ulur tensionin e lartë të gjakut.




Konsumi i lëngut të panxharit apo i ushqimeve të tjera që janë të pasura me nitrat mund të jetë një alternativë e mirë për trajtimin e hipertensionit. Ky është një përfundim i nxjerrë nga hulumtuesit britanikë të cilët kanë parë studiuar efektin e nitrateve mbi presionin e gjakut tek minjtë dhe tek njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i lëngut të panxharit të sheqerit ul tensionin e gjakut. Hipertensioni është një sëmundje e rrezikshme, që rrit mundësinë për të pësuar infarkt në zemër te njerëzit që vuajnë prej saj.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut gjatë 24 orëve në vijim. Megjithatë, studimi i fundit ka synuar të zbulojë nëse i njëjti efekt, për sa i përket hipertensionit, mund të përftohet edhe nga konsumimi i një sasie më të vogël. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, pra një gotë ujë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut kohor të 13 orëve.Autorët kujtojnë se nitrati gjendet tek disa ushqime, duke përfshirë panxharin, selinon, marulet, spinaqin, preshin, majdanozin dhe lakrën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.