BLUETOOTH

Më të dashuruar se kurrë! Tolga i bën Almedës urimin emocionues në gjuhën shqipe

09:56 - 12.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Saysman bën dje 5 vite bashkë. Me këtë rast aktori ka shpërndarë një foto në Instagram-in e tij së bashku me Almedën, ku duken shumë të lumtur dhe të dashuruar së bashku e madje ai zgjedh ta urojë në gjuhën shqipe me një mesazh shumë të veçantë.




Aktori turk ka shkruar një 5 shoqëruar me zemër të kuqe dhe një sy që shërben si hajmali për t’i qëndruar larg syrit të keq, ndërsa shkruan në shqip: “Të dua shumë shpirti im”. Ata të dy janë martuar gati 3 vite më parë, ndërsa tashmë janë prindër të një djali që prej majit të këtij viti. Vogëlushi Efehan i ka sjellë shumë lumturi familjes dhe ata postojnë vazhdimisht foto e video të veçanta me vogëlushin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.