KULTURË

“ Varret Kërkojani Gramozit, ju nderoni kriminelët. Turp”, të përndjekurit kundër Veliajt e Manjes

12:00 - 12.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muzeu Kombëtar i plasaritur i pastërmetit, strehon në një kthinë ekspozitën për të zhdukurit në diktaturë çelur nga Autoriteti i Dosjeve. Mes 6 mijë njerëzve që nuk u dihet varri, janë rrëfyer historitë e disa prej tyre për të treguar dhe ndërgjegjësuar se në 30 vite, eshtrat e tyre kërkojnë një varr dhe familjet eshtrat. Pas fjalës së rastit mbajtur nga kryetarja e Autoritetit Genta Sula dhe drejtori i KAS Tobias Rüttershoff që ka financuar ekspozitën, fjalën e mori kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili premtoi nisma ligjore për të gjetur të zhdukurit dhe kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj që premtoi memoriale. Si Manja edhe Veliaj u pritën me reagime të ashpra nga ish-të përndjekurit e pranishëm. “Kërkojani Gramozit”, ju drejtuan familjarët e të zhdukurve deputetit të PS-së Ulsi Manja, duke ju referuar, kreu të kuvendit, Gramoz Ruçi. Ndërsa kur fjalën e mori kreu i bashkisë, reagimi qe më i fortë. “ju që nderoni kriminelët në bulevard. Turp. Turp. Turp. Mos bëni shou. Këtyre nuk u dihen varret. Ju nderoni persekutorët”- ishin frazat që shoqëruan fjalët e mbajtur nga kreu i bashkisë, i cili nga ana e tij tha se ka marrë nisma ligjore dhe ka vënë memoriale për vendet e varrimit të të ekzekutuarve.




Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Institutin e Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë dhe ICMP (Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Humbur) zhvillojnë ceremoninë e hapjes së ekspozitës mbi të zhdukurit në diktaturë “E shkuara e pakryer”, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita është mbështetur nga Fondacioni Konrad Adenauer, mbi të dhëna dhe materiale arkivore të AIDSSH e vetë familjeve, raportime të të zhdukurve dhe vendvarrimeve pranë AIDSSH, IIPP e ICMP, dhe intervista me familjarët. Në ceremoninë e çeljes, morën pjesë Bernard Duhaime, përfaqësues i Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet me Forcë; Luigj Ndou, përfaqësues i ICMP, Hamza Kazazi, familjar i shtatë të zhdukurve në diktaturë; Nikolin Kurti, familjar i martirit të zhdukur, i Lumi Dom Shtjefën Kurti; artistja Vitore Rasha Sallaku që i ka gjetur eshtrat e të atit pas 50 vitesh, Zenita Farka që kërkon eshtrat e xhaxhait, Hamit Balaj që kërkon eshtrat e dajës, etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.