KULTURË

60-vjetori i Cirkut Kombëtar, nderohen 54 artistë

13:20 - 13.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej 60 vitesh artistët e Cirkut kanë interpretuar kudo. Edhe në ditët e vështira pas tërmetit, ata ishin ndër të parët, që u gjendën pranë fëmijëve, në zonat më të prekura dhe kanë vizituar fëmijët në Ndroq, Shkozë, në Qendrën “Gonxhe Bojaxhi”, në Shijak e Durrës, në Bathorë, në qendrën “Betim Mucco” e në Kombinat. Dje në orën 11:00 në Muzeun Historik Kombëtar u nderuan artistët, që bënë historinë e cirkut shqiptar. Të pranishëm ishin artdashës, familjarë të Yjeve të Cirkut që nuk jetojnë më dhe miq të artit. Në ceremoni u nderuan yjet e Cirkut shqiptar me dorëzimin e kupave të mirënjohjes si dhe u shfaq filmi dokumentar, “Rrugëtimi i artistëve guximtarë”, kushtuar historisë 60– vjeçare të Cirkut, me skenar dhe regji nga Verdi Take. Njëherësh u bë edhe promovimi i ribotimit të librit të Vitore Sallakut, “Historia e Cirkut shqiptar” ndërsa artistët sollën edhe numra të përzgjedhur nga premiera e re, “Katedralja e Parisit”.




Emrat e nderuar dje janë: Telat Agolli (Pas Vdekjes), Gjyzepina Shkurti, Ismail Reka, Tahir Baçova Vitore Sallaku, Bajram Kurti
Skënder Sallaku (Pas Vdekjes), Ndriçim Kazazi, Ali Jucja, Jakobin Pepa, Arjan Miluka, Skënder Plasari, Arben Shaka, Pavllo Sallata, Vilson Gjoçaj, Met Selimi, Kujtim Dumi, Fatos Roshi (Pas Vdekjes), Fatos Alla, Bujar Bodinaku, Sulejman Dibra (Pas Vdekjes), Ali Xhixha (Pas Vdekjes), Ali Duma (Pas Vdekjes), Pineo Shkurti (Pas Vdekjes), Fitnete Duro, Sanie Baçova, Sekine Ahmeti, Gjyslime Petrela, Halil Minxolli (Pas Vdekjes), Hamdi Petrela, Kostandin Papanikolla, Pranvera Agolli, Kozeta Kurti, Silvana Derveni, Sokrat Buzo, Nevruz Hyseni, Merita Dabulla, Agron Muho, Bashkim Rada (Pas Vdekjes), Adon Miluka, Blerim Reçi, Arjan Sukniqi, Kiço Londo, Sajmir Çili, Andrea Minga, Nexhi Dakli, Agron Starzimiri, Ymer Pampuri, Rajmond Gajtani, Agron Veizi, Kujtim Zuna, Dhimokrat Shahini, Llaqi Nako dhe Verdi Take.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.