KULTURË

“Epsh dhe lakmi”, shfaqja që flet për pengjet e së shkuarës, për hakmarrjen

15:00 - 13.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Një tragjedi e dëshirës poseduese – një dëshirë e fortë dhe e dëshpëruar e individit për të ndërtuar parajsën e tij këtu, në tokë, duke e bërë bashkë ndjenjën e pushtetit me ndjenjën e pronësisë mbi tokën, njerëzit, paratë – por kryesisht mbi tokën dhe mbi të tjerët.”
Vepra “Epsh dhe lakmi” e Eugene O’Neill me përkthim të Artur Lenës dhe regji të Endri Çelës ngjitet në Teatrin Eksperimental. Në të intepretojnë aktorët Gëzim Rudi, Dasara Xhangolli, Josif Sina, Andi Begolli, Urim Aliaj, Barjam Dosti, Bujar Hoxhaj, rexhina Ibro, Xhoana Sula, Anxhela Dervishi.




“Edhe pse vepra është e shkruar në 1925, në Amerikën veriore, ajo është aktuale më shumë se çdo vepër tjetër e shkruar nga shqiptarët në ditët e sotme dhe pikërisht për këtë fakt tragjik parësor, unë zgjedh ta vendos. Nëse do i hiqnim emrat e përveçëm të personazheve apo vendeve, dhe vetëm fjalinë ‘po shkoj të ndez qirinjtë’ (dhe jo ‘dritat’), do thoshin që Eugene O’Neill është shqiptar. Nëse do vazhdonim më tej me faktin se çfarë më ngacmoi personalisht me këtë vepër, është çështja e mbështetjes te instikti që i bën autori gjithçkaje”, ka thënë regjisori Çela. Sipas tij, ashtu si te vet titulli na shpalosen personazhe që udhëhiqen nga epshi e lakmia. Në një shoqëri shqiptare, sipas Çelës, ku individi prej vitesh ka qenë i dhunuar dhe është i dhunuar sepse dhuna lind dhunën, atëherë ai ka mungesa të theksuara që përpiqet t’i plotësojë në mënyrën më të shpejtë e më të thjeshtë.

Për të, flasim për pengjet e së shkuarës, për hakmarrjen, për arratisjen nga Shqipëria, për lirinë, Shfaqja është jeta e individit shqiptar.
“Epsh dhe Lakmi” e Eugene O’Neill-it është një nga veprat e para më intrigueset të tij, dhe është shembulli më perfekt i dëshirës së tij për të bashkuar modernen me antikitetin grek. E shkruar dhe e vënë në skenë për herë të parë më 1924-ën, O’Neill-i është ndikuar nga miti i Edipit, Medeas dhe Hippolytus. Gjuha e përdorur është ajo e zhargonit të përditshëm të New England-it, duke e bërë veprën të tingëllojë si natyraliste. Ekzistojnë gjithashtu ndikime të Frojdit dhe Niçes, mendimtarë të cilët kishin ndikim te O’Neill-i. Neill është i vetmi dramaturg amerikan me çmimin “Nobel” në letërsi dhe i vetmi që e ka fituar katër herë çmimin “Pulitzer”. Ishte ndër të parët autor që përdori gjuhën e të folurit të përditshëm në teatër, dhe që u përqendrua te personazhet e margjinalizuara të shoqërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.