AKTUALITET

Larg dramës së tërmetit/ Fëmijët e Thumanës kalojnë një ditë speciale me Elvisin dhe Sidritin

21:28 - 13.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tërmeti tragjik i mëngjesit së 26 nëntorit në Thumanë la pas dhimbje, ankth dhe frikë sidomos tek fëmijët.  Sipas psikologëve dhe ekspertëve që të harrojnë disi traumën që kaluan, fëmijët duhet të merren me lojëra dhe veprimtari argëtuese.




Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë kaluar një ditë speciale me disa fëmijë nga Thumana, të cilët kanë ndier përkujdesin e veçantë të tyre.

“T’i gëzojmë fëmijët këtu tek City Park-u se kanë kaluar traumë të madhe, të gjithë bashkë të kthejmë optimizmin dhe të shkojmë përpara” u tha Elvisi fëmijëve dhe prindërve që i shoqëronin. Ata kanë shkuar së bashku në një qendër tregtare pranë Tiranës ku kanë blerë rroba dhe lodra të reja. “Këtu jemi tek qyteti i bamirësisë, rrobat dyqani na i dhuroi falas, erdhëm tek lokali porositëm 30 krepa, edhe këtu na thanë se i kemi falas. Nuk e di tani nëse është City Park apo City Bamirësia.

Faleminderit shumë kemi kaluar një ditë të këndshme. Kjo ishte për të kënaqur fëmijët, puna do të fillojë sa më shpejt çdo e mirë pas asaj sprove që ndodhi do të vijë. Fëmijët tuaj do t’i gëzojnë të parët shtëpitë, kjo do realizohet shumë shpejt. U takofshim gjithmonë për mirë” u shpreh Elvisi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.