BOTA

Lista/ Angela Merkel nuk njeh rivale, “Forbes” e rendit si gruan më të fuqishme për 2019

09:24 - 13.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kancelarja e Gjermanisë gjermane Angela Merkel është   renditur edhe për këtë vit si gruaja më e fuqishme në botë nga “Forbes.” Kancelarja renditet e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.




Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejkt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015. Media dhe opinionistët e kanë cilësuar Merkelin si lidere “de fakto” e Bashkimit Evropian, por edhe si udhëheqëse e “botës së lirë”.

Renditja e Forbes  për 2019:

-Angela Merkel, Kancelarja Gjermane

-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane-

-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA

-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian

-Mary Barra, CEO e General Motors

-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation

-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments

-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín

-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë

-Marillyn Heëson, CEO e Lockheed


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.