AKTUALITET

Maratona e Bamirësisë/ “Shqiptarët për shqiptarët” 26 orë live, kontribuan 30.000 shqiptarë

21:41 - 13.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që kur tërmeti tronditi vendin, mëngjesin e 26 nëntorit, emisioni “Shqiptaret për Shqiptaret” ndryshoi formatin e tij, duke u kthyer ne një “maratone bamirësie” për tu ardhur në ndihmë atyre qindra njerëzve te prekur dhe dëmtuar nga kjo katastrofë natyrore. 26 orë transmetim televiziv live në Kosovë e Shqipëri, me rreth 5 milion shikime në Facebook, dhe YouTube Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri ftuan shqiptaret në çdo cep të globit që t’i bashkoheshin kësaj nisme humanitare dhe reagimi ishte i jashtëzakonshëm.




Mijëra shqiptarë iu bashkuan nismës dhe kontribuan që nga shumat më të vogla, deri në 250 mijë euro një person i vetëm. Gjate këtyre transmetimeve maratone u mblodhën përmes platformave te ndryshme online Goundme, Paypal dhe transaksioneve bankare rreth 6.2 milionë euro, ku kontribuuan 30 mijë vetë. Kjo maratone përveç aspektit monetar përçoi mesazhe te forta sensibilizimi dhe dashurie për njeriun. Maratonës se Bamirësisë iu bashkua i madh e vogël, ku pame fëmije qe dhuronin nga kursimet e tyre, te moshuar qe falen pensionin apo edhe nga ato nuk kishin te ardhura por ishin gati te dhuronin gjakun e tyre.

Çdo shqiptar u prek kur pacienti i onkologjikut dhuroi siguracionin e tij te jetës prej 38.000 eurosh për ata qe kane mundësi të jetojnë. Kontributet erdhën nga Shqipëria, Kosova, Zvicra, Gjermani, Austria, ShBA dhe kudo ku ka shqiptare. Kjo vërtetoi edhe njëherë mese miri edhe moton emisionit se edhe pse te ndare ne troje, ne zemër jemi një.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.