AKTUALITET

Detaje të reja nga atentati në Peqin/ Lidhja me vrasjen e kushëririt një vit më parë në Elbasan. Ja dyshimet e para

09:09 - 14.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dalin të tjera detaje nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Peqin, ku mbeti i vrarë Andi Zylyfi. Krimet e Rënda kanë nisur tashmë një hetim për ngjarjen e rëndë, ku po hetojnë për lidhje të viktimës, apo edhe të Ardit Uruçit, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmshëm. Andi Zylyfi kishte vetëm një ditë që ishte kthyer në Shqipëri.




Ai u ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, ndërsa shoku i tij mbeti i plagosur. Bëhet me dije se policia ka identifikuar llojin e automjetit të përdorur nga autorët e vrasjes pas sekuestrimit të pamjeve filmike të kamerave të bizneseve të zonës ku u krye atentati. Viktimës Zylyfi rreth një vit më parë iu ekzekutua në të njëjtat rrethana djali i hallës dhe dy miqtë e tij pothuajse në të njëjtën orë po me kallashnikov. Mënyra e organizimit dhe e ekzekutimit të 23-vjeçarit Zylyfi shumë e ngjashme me ngjarjen e fundvitit të kaluar te Rrethrrotullimi i Bradasheshit ku u ekzekutuan tre persona.

Atentatorët dyshohet se janë pjesë e një grupi mjaft të strukturuar kriminal me aktivitet tē fuqishëm të paligjshëm kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ekzekutimet e viteve të fundit të kryera në Elbasan lidhen me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.