BLUETOOTH

E padëgjuar më parë! Redon Makashi rrëfen si u takuan për herë të parë Mira Konçi me Shpëtim Saraçin

13:00 - 14.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Redon Makashi është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar për muzikën që ai bën. Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Këndo Këngën Time”, ku ka folur jo vetëm për jetën private, por edhe për atë profesionale. Në emision ai është pyetur nga moderatori sesi këngëtarja e mirënjohur Mira Konçi u bë pjesë e grupit të çunave të atyre viteve. “Ti nuk ke grup, pse nuk vjen me grupin tonë? Pranoi direkt ftesën. Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej u thashë çunave të grupit do të marrim edhe Mirën në grup që të jemi bashkë. Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë ‘Ndoshta ishte dashuri’ dhe kjo këngë siç hyri, ashtu doli nga festivali. Më tha Shpëtimi që ta orkestroj unë këtë këngë. Erdhëm te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë më thoshte, si t’ia bëj të flas me Mirën. Një dy, një dy, po mirë i thashë, flisni. Kam bërë një këngë për Mirën tha Shpëtimi. Më pyeti a lejohen dy këngë në festival, , e rregulloj unë e fus me dy këngë.  E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi, ka bërë një këngë dhe u prezantuan për herë të parë”, – është shprehur Redoni.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.