BLUETOOTH

Fifi reagon ndaj këngës së re të Mozzik: Akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre

12:40 - 14.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e kaluar Mozzik publikoi këngën e tij më të re “Zemra ime”, që me siguri çdo çift i ndarë ka gjetur veten. Mozzik kishte paralajmëruar se kjo këngë do të ishte mjaft prekëse dhe kështu ka rezultuar. Fansat e tij kanë treguar se janë emocionuar shumë prej saj dhe shprehen të bindur se kjo këngë është dedikim për Loredanën. Mozzik nuk ka reaguar ende për këtë gjë, por duket se kjo këngë u ka pëlqyer shumë edhe kolegëve të reperit. Fifi ka qenë njëra prej tyre që ka treguar se “Zemra ime” e ka emocionuar shumë, mbi të gjitha për faktin që një këngë kaq e ndjerë është shkruar nga një djalë. “A e dini pse ndihem mirë kur dëgjoj prej meshkujve kështu tekstesh? S’e kuptoj që akoma është dikush që shqetësohet për zemrën e një femre.




Vëlla të dua”, ka shkruar Fifi, duke përmendur në postim Mozzik. Reperi e ka shkruar vetë këngën “Zemra ime” dhe prandaj fansat e tij thonë se ia ka kushtuar Loredanës, duke qenë se prej disa muajsh ata nuk janë më bashkë. Në tetor Loredana konfirmoi publikisht se ata janë ndarë dhe Mozzik zbuloi para pak ditësh se kanë nisur procedurat e divorcit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.